Më shumë se 1 000 karabinierë morën pjesë në një operacion të gjerë kundër Ndrangetas, mafia e fuqishme kalabreze, ku 116 anëtarë të kësaj organizate janë prekur nga mandate arresti, njoftoi sot media italiane.
Karabinierët ishin të mbështetur nga helikopterë, njësi me qen dhe specialistë në kërkimin e bunkerëve që përdoren si strehë për bosët e mafias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkuzat kryesore lidhen me krime të tipit mafioz, zhvatje, vjedhje, mbajtje e jashtëligjshme e armëve dhe të tjera, sipas medias, transmeton atsh.
Të paktën 24 familje mafioze Kalabreze ishin prekur nga ky operacion i gjerë që mundësoi zbulimin e strukturave të reja të Ndrangetas, disa lloj gjyqesh që supozohej të zgjidhnin konfliktet e brendshme mes klaneve të ndryshme kriminale.