Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Regjimi sirian njofton një armëpushim të përkohshëm në jug të vendit

Ushtria siriane njoftoi sot një armëpushim të njëanshëm disaditor në jug të vendit, që përkon me zhvillimin e negociatave të reja me rebelët në Astana, kryeqyteti kazak.

Sipas një komunikate të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Sana”, ushtria ka shpallur një ndërprerje të armiqësive nga 2 korriku deri më 6 korrik në provincat Deraa, Qouneitra dhe Soueida.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për të mbështetur procesin e paqes dhe pajtimin kombëtar, një ndërprerje e armiqësive hyri në fuqi më 2 korrik në orën lokale 14:00 dhe do të zgjasë deri më 6 korrik në mesnatë”, sipas tekstit.

Armëpushimi nuk do të përfshijë luftimet kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriu (OSDH), luftimet janë ndërprerë në këto tre provinca.