Një grua në shtetin indian të Uttar Pradesh, e cila i mbijetoi disa herë përdhunimeve nga një bandë, e më pas edhe katër sulmeve me acid, përsëri ka qenë shënjestër e një sulmi me acid.
Ajo u sulmua jashtë një hoteli, derisa ishte duke marrë ujë nga një pompë dore, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas 4 sulmeve të mëparshme me acid, ajo kishte qenë nën mbikëqyrje nga ana e policisë, megjithatë nuk arritën ta mbronin as këtë herë.
Dy të dyshuar të cilët e kishin sulmuar më parë më acid janë përballur me gjyqin por që përsëri janë liruar me kusht.
Sipas shifrave nga ana e qeverisë, janë me qindra sulme që ndodhin çdo vit në Indi.
Viktimat kryesisht janë gra dhe rastet më të mëdha ndodhin nga partnerët e tyre xheloz.