Muajin e ardhshëm fillojnë punimet për tunelin e këmbësoreve 2 km të gjatë nën ngushticën e Stambollit.
Pas metrosë “Marmaray” dhe tunelit “Euroazia” (Avrasya Tüneli) për automjete në Stamboll do të bëhet realitet edhe një ëndërr tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë shpejti do të fillojë puna për ndërtimin e tunelit që do të sigurojë kalimin e këmbësorëve nën ngushticën e Stambollit.
Nga tuneli “Uskudar-Kabatas”, në të cilit deri tani kanë përfunduar punimet shpimit, përveç këmbësorëve mund të kalojnë edhe qytetarët që përdorin biçikletë.
Tuneli do të integrohet me metronë “Marmaray” (që kalon nën Bosfor) dhe rrjetin e metrove të qytetit. Puna për ndërtimin e tunelit do të fillojë muajin e ardhshëm dhe do të përfundojnë në 600 ditë.
Për të garantuar një siguri të nivelit sa më të lartë, tuneli do të jetë i pajisur me sisteme inteligjente dhe teknologjike. Gjithashtu do të merren në konsideratë edhe ajrosja (ventilimi) dhe siguria e jetës.
Do të jetë e mundur marrja e masave të sigurisë duke i ndjekur këmbësorët përmes celularëve dhe sensorëve.
Muret e tunelit dhe pajisjet e ambientet e brendshme të tij do të përdoren edhe për të hapur galeri arti, ekspozita dhe aktivitete të tjera.
Tuneli do të jetë i gjatë 2 km dhe do të mund të kalohet me shpejtësi falë sistemit me rrip lëvizës.
Projekti do të japë një kontribut të rëndësishëm edhe në sistemin e transportit publik të Stambollit. Synohet që projekti të sjellë edhe të ardhura turistike.
Sipas parashikimeve tuneli do të hapet në vitin 2019.