Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Damasku goditet nga sulmi vetëvrasës, dhjetëra të vrarë

Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në periferi të pjesës lindore të kryeqytetit Damask në Siri, ka raportuar Televizioni shtetëror sirian.

Në raport theksohet se forcat e sigurisë i kanë ndalur tre sulmues vetëvrasës me makina-bomba, sot herët në mëngjes, ndërsa dy prej tyre kanë eksploduar në hyrje të qytetit, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I treti ia doli të depërtoj në Damask dhe e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pasi ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, me ç’rast janë vrarë dhe plagosur disa vetë.

Në këtë raport nuk jepet numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur.

Deri tash, sulmet e tilla ishin të rralla në kryeqytetin Damask.