Rreth 400 000 persona janë larguar nga Marawi, një qytet në jug të Filipineve, që është pushtuar nga një grup islamik, njoftuan sot autoritetet vendore.
Qyteti i Marawit i konsideruar si kryeqyteti mysliman i këtij vendi me shumicë katolike, u transformua në një qytet fantazmë, pasi luftëtarë që i kishin premtuar besnikëri grupit Shteti Islamik filluan një sulm në qytet më 23 maj, raporton AFP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej më shumë se 1 muaji, qeveria ka dërguar aeroplanë luftarakë, helikopterë të ushtrisë dhe automjete të blinduara për të shtypur këta luftëtarë islamikë, shkruan KP.
Luftimet kanë shkaktuar vdekjen e 400 personave, ndërkohë që luftëtarët islamikë vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të qytetit, duke përdorur snajperë dhe pajisje eksplozive për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë.