Paga mesatare mujore në Mal të Zi në janar, duke përjashtuar tatimet dhe kontributet, ka qenë 511 euro, flasin të dhënat e Entit për Statistika (MONSTAT), sipas të cilave e njëjta paraqet një rritje prej 0.4 për qind nga muaji paraprak.
Paga mesatare në janar, pa tatime dhe kontribute, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit me 4.3 për qind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte për 2.4 për qind më e lartë, thonë të dhënat statistikore të MONSTAT-it transmeton AA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaga mesatare bruto në janar ka qenë 767 euro.