Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjoba për lajme të rreme në Gjermani, deri në 50 milionë euro

Parlamenti gjerman miratoi sot Ligjin i cili parasheh dënime në vlerë deri në 50 milionë euro për fjalime të urrejtjes dhe lajme të rreme në rrjetet shoqërore.

AP transmeton se dënimi do t’iu shqiptohet të gjitha ueb faqeve, të cilat nuk largojnë përmbajtjet me fjalime të urrejtjes ose ku janë publikuar lajme të rreme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas deklaroi se rrjetet shoqërore nuk kanë arritur të parandalojnë faqet e tyre që të bartin mënyrën “ndezëse” të pikëpamjes së gjërave dhe transmetimin e informacioneve të rreme.

Ekspertët për të drejtat e njeriut dhe kompanitë e internetit thonë se miratimi i këtij ligji mund të ndikojë negativisht në lirinë e shprehjes në Gjermani.