Uashington, 30 qershor – Autoritetet amerikane filluan zbatimin pjesërisht të ligjit të presidentit, Donald Trump për ndalimin e udhëtarëve nga gjashtë vendet me shumicë myslimane, dje në mbrëmje, pasi Gjykata Supreme lejoi që disa prej urdhrave të lëshuar nga pushteti ekzekutiv të hynin në fuqi.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit njoftoi se ligji do të zbatohej sot në zyrat konsullore të SHBA-së në orën 20:00, në Uashington.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën, nëntë anëtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA-së në Uashington thanë se do të zhvillonin një seancë gjyqësore në tetor, ku do të diskutonin mbi vendimet e pamiratuara nga gjykatat më të ulëta të cilat synojnë bllokimin e urdhërit të lëshuar nga presidenti Trump, në mars.
Gjykata lejoi qeverinë federale të zbatonte urdhër-ndalimin prej 90 ditësh të lëshimit të vizave për individët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Miratimet e reja për pranimet e refugjatëve nga të gjitha vendet do të pezullohen për 120 ditë.