Hong Kong, 29 qershor – Xi Jinping mbërriti sot në Hong Kong, në vizitën e parë si president i Kinës, me rastin e 20-vjetorit të dorëzimit të këtij qyteti shtetit kinez nga Britania e Madhe.
Hong Kongu ka qenë koloni britanike që prej vitit 1841.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXi Jinping, për të cilin është vizita e parë që prej betimit të tij si president në vitin 2013, mbërriti në orën 04:00 GMT në aeroportin ”Chek Lap Kok” me bashkëshorten, Peng Liyuan.
“Pas nëntë viteve ndodhem sërish në tokën e Hong Kongut”, theksoi presidenti në një fjalim të shkurtër.
“Jam shumë i lumtur. Hong Kongu ka gjithmonë një vend në zemrën time”, shtoi ai.
Kjo vizitë triditore zhvillohet nën masa të larta sigurie.