Të paktën tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një avion i vogël u përplas në një lagje në afërsi të aeroportit të Riverside në Kaliforni.
Si pasojë e përplasjes, një shtëpi u shkatërrua, ndërsa të tjera u dëmtuan nga zjarret. Mësohet se në avionin gjendeshin 5 persona, ndërsa në shtëpitë e goditur prej tij nuk gjendej askush në momentin e aksidentit tragjik, transmeton tch.
Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për shkakun e rrëzimit të avionit dhe bazuar në dëshmitë e një prej të mbijetuarve duket se bëhet fjalë për një defekt teknik në mjetin fluturues. Policia e Riverside tha se banorët e shtëpive rreth zonës së aksidentit janë lejuar që të kthehen në banesat e tyre, pasi i braktisën ato me nxitim dhe të tmerruar në momentet e para pas incidentit tragjik.
Aksidente të tilla të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët në SHBA dhe shumë ekspertë kanë kërkuar përforcimin e rregullove për avionët e vegjël që kryesisht fluturojnë mbi zonat e banuara.
{gallery}
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo