Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA bën thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së Maqedonisë

SHBA-ja së bashku me BE-në dhe NATO-n po ndjekin me vëmendje procesin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit 2016.

“SHBA-ja fton liderët politikë që pa asnjë vonesë të formojnë Qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO. Formimi i Qeverisë së re e cila përkushtohet sundimit të së drejtës dhe zbatimit të reformave do të ndihmojë në dhënien fund të krizës e cila seriozisht ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA gjithashtu i bëjnë thirrje të gjitha partive politike që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.