Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Me Trumpin përkeqësohet imazhi i SHBA-së në botë

Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar ndjeshëm nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump.

Në një studim që ka kryer, Pew Research Center, shumica dërrmuese e qytetarëve global kanë shprehur më pak besim në aftësinë e Trumpit për të udhëhequr SHBA-në, transmeton rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezultatet e anketimit që përfshijnë 37 shtete, tregojnë që favorizimi ndaj SHBA-së ka rënë në 49 për qind gjatë pesë muajve të presidencës Trump, në krahasim me 64 për qind sa ka qenë shifra, kur Barack Obama kishte pozitën e presidentit.

Këto rënie kanë qenë më të shprehura në disa vende aleate të SHBA-së, duke përfshirë Meksikën dhe Kanadanë, por dhe partnerët evropianë si Gjermaninë dhe Spanjën.

Vetëm Rusia dhe Izraeli kanë qenë vendet në të cilat Trump është vlerësuar më mirë se paraardhësi i tij, Obama.

Rezulatet e tij studimi po ashtu shfaqin shumë mosbesim në personalitetin e Trumpit.

Vetëm, 22 për qind e respodentëve mendojnë se Trump do të marrë vendime te duhura në çështjet botërore, krahasuar me 64 për qind që i besonin Obamës në këtë aspekt.