Një gjykatë e apelit në Holandë ka konfirmuar se Holanda mban pjesërisht përgjegjësinë për vdekjen e më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, nga të cilët ishte kërkuar të largoheshin nga një bazë holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara, transmeton rel.
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e kanë ditur se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës, gjë e cila edhe ka ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi shihet si i jashtëzakonshëm, duke qenë se Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Megjithatë, rasti i paqeruajtësve holandezë është i veçantë, sepse bën fjalë për përgjegjësinë e një shteti pjesëmarrës në një mission paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara.