Aleanca e së djathtës u paraqit sot si fituese në shkallë të gjerë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Itali, partia e Silvio Berlusconi (Forza Italia) dhe e Matteo Salvini (Liga e Veriut) duke avancuar ndjeshëm në 22 qytete të përfshira në votim.
Në përfundim të raundit të dytë, që u zhvillua të dielën në rreth njëqind komuna, siç transmeton ATSH, qendra e majtë e drejtuar nga partia demokrate (PD, në pushtet) e ish-kreut të qeverisë Matteo Renzi regjistroi një humbje të thellë, disa muaj nga zgjedhjet parlamentare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një proces zgjedhor shënuar nga një pjesëmarrje e ulët (46 për qind), një nga rezultatet më simbolike është ai i Xhenovës (Liguria), bastion historik i së majtës që do të drejtohet tashmë nga e dajthta.
Kjo e fundit fitoi në 16 nga 22 zona kyçe përfshirë Spezia (Liguria), Verona (Veneto) apo Piacenza (Emilia-Romanja), ndërsa e majta ngushëllohet duke siguruar fitoren në Padova (Veneto) apo Lucca (Toskana).