Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia ende pa kërkesë për MIG-ët 29 të Rusisë

Serbia ende nuk ka kërkuar lejë për importimin e avionëve rusë të luftës MIG 29, edhe pse përfaqësuesit e pushtetit disa herë kanë paralajmëruar se avionët do të shkojnë shumë shpejt në Beograd, transmeton Koha.net.

Portal serb Insajder.net, thekson se lejet janë të domosdoshme në mënyrë që avionët të nisen drejt Serbisë e ato duhet t’i kërkojë importuesi që është Jugoimport SDPR.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para dhjetë ditësh ministri serb i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq kishte paralajmëruar se avionët e tipit Mig 29, nga Rusia do të shkonin së shpejti në Serbi.

Në mediet e Beogradi kishte spekulime se avionët do të gjendeshin ë Beograd në ditën e Vdiovdani, më 28 qershor, ditën kur Serbia e kremton disfatën e në betejën e Kosovës në vitin 1389.