Partia Konservatore e kryeministres britanike, Theresa May, arriti marrëveshje me Unionistët Demokratë për formimin e qeverisë së pakicës.
Dhjetë deputetë të partisë nga Irlanda e Veriut do t’i mbështesin Konservatorët në Parlament.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këmbim, Irlandës do t’i jepen një miliard sterlina shtesë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Liderja e Unionistëve Demokratë, Arlene Foster, tha se marrëveshja “është e mirë edhe për Irlandën e Veriut, edhe për Mbretërinë e Bashkuar”.
Marrëveshja vjen gati tri javë pas zgjedhjeve në Britani, në të cilat Konservatorët e kryeministres May kanë humbur shumicën parlamentare.
May i ka thirrur zgjedhjet e 8 qershorit për të forcuar pozicionin e saj dhe të partisë së saj në negociatat për Brexit, por, ndryshe nga pritjet e saj, ajo ka humbur 13 ulëse.