Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Spanjë evakuohen mbi 1500 persona për shkak të zjarrit

Një zjarr ka përfshirë sot parkun natyror të Donanas në jug të Spanjës duke çuar në evakuimin e më shumë se 1500 personave, njoftuan autoritetet.

“Zjarri, që u njoftua dje në mbrëmje në komunën e Moguerit (jugperëndim) arriti limitet në parkun natyror të Donanas, klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO”, deklaroi sot për televizionin publik, zëvendësi për Mjedisin i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Jose Fiscal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si pasojë e zjarrit u evakuuan më shumë se 1500 persona, veçanërisht nga një kamping i këtij rajoni turistik”, shtoi ai.

“Rreth 10 helikopterë dhe katër hidroavionë u mobilizuan për të luftuar kundër zjarrit”, sipas shërbimeve të urgjencës.

Shërbimet e urgjencës theksuan se kishin ristrehuar 750 persona duke shtuar se shumë të tjerë ishin zhvendosur, transmeton kp.

“Faktori njerëzor nuk përjashtohet në shpërthimin e zjarrit”, theksoi drejtuesja e rajonit, Susana Diaz.

Në Portugalinë fqinje, 64 persona humbën jetën dhe më shumë se 250 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarreve në pyje.