Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia e ndalon mësimin e teorisë së evolucionit nëpër shkolla

Nxënësit turq nuk do të mësojnë më për evolucionin, ka bërë të ditur të premten një zyrtar i qeverisë turke, duke e dhënë edhe një shenjë tjetër të drejtimit konservator të shtetit të drejtuar prej presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Alpaslan Durmus, shefi i planprogrameve mësimore në Ministrinë e Arsimit, ka bërë të ditur se teoria e Charles Darwinit për evolucionin është “kundërthënëse” dhe do të hiqet nga programet shkollore duke nisur nga viti 2019, shkruan Telegraph, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne i kemi përjashtuar mësimet kundërthënëse për nxënësit e moshave ende të paafta që t’i kuptojnë prapavijat e çështjeve shkencore”, ka thënë Durmus. “Meqë nxënësit e klasës së nëntë nuk janë në gjendje që ta diskutojnë dhe kuptojnë si duhet pjesën e ‘Origjinës së jetës dhe evolucionit’ në orët e biologjisë, kjo pjesë do të shtyhet deri në studimet e mëvonshme”.

Propozimi për heqjen e evolucionit nga planprogrami është përfshirë në një draft-propozim që tanimë është miratuar nga Erdogani, ka thënë Durmus. Planprogrami përfundimtar do të kalojë javën e ardhshme. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)