Li Jae-Jong, kreu aktual i gjigantit koreanojugor të teknologjisë së lartë me famë botërore Samsung është zyrtarisht nën akuzë për korrupsion dhe përvetësim të ardhurash.
46-vjeçari u arrestua në fillim të shkurtit, i dyshuar për përfshirje në skandalin e korrupsionit të presidentes Park Geun-Hje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurorët e akuzojnë Lee Jae-jongun se i ka dhënë një organizate jo-fitimprurëse fetare një donacion me vlerë 35 milion dollarë. Organizata drejtohej nga Çoi Sun-sil, e njohur për miqësinë e ngushtë me presidenten Park Geun-hje. Ndaj saj nisën hetimet në nëntor të vitit të kaluar. Ajo akuzohet se duke shfrytëzuar miqësinë me presidenten, luante rolin e ndërmjetëses mes saj dhe njerëzve të botës së biznesit në vend, të cilëve u merrte para.
Një prej këtyre biznesmenëve ka qenë edhe drejtuesi i përkohshëm i korporatës Samsung. Shumën prej 35 milion dollarësh ai ia ka dhënë organizatës jo-fitimprurëse për të siguruar mbështetjen e qeverisë së vendit në ristrukturimin e korporatës që ai drejton, në mënyrë që ai të marrë një herë e mirë drejtimin e saj.
Li Jae-jongu është prej 2012 zv/president i Samsungut. Por kompania drejtohet prej tij prej vitit 2014, vit në të cilin i ati Li Kun-hi pësoi infarkt dhe u tërhoq përkohësisht nga drejtimi i kompanisë gjigante. Por për tu zgjedhur zyrtarisht drejtues, atij i nevojitet edhe ndihma e qeverisë koreanojugore, si një prej aksionerëve më të mëdhenj të kompanisë.
Li Jae-jong është nipi i themeluesit të Samsungut, Li Bjung-çul.