Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Referendumi i kurdëve të Irakut për pavarësi, më 25 shtator

Paris, 22 qershor – Presidenti i qeverisë rajonale kurde në Irakun e Veriut (IKBY), Mesut Barzani, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për shpalljen e referendumit për pavarësi, raporton AA.

Barzani këto deklarata i ka bërë në televizionin francez, "France24", ku kujtoi se në IKBY më 25 shtator do të mbahet referendum për pavarësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pyetjen se pse pikërisht tani u soll vendimi për mbajtjen e referendumit, Barzani tha se "Pse jo tani?", dhe theksoi se "referendumi për pavarësinë" tashmë disa herë është shtyrë.