Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë protestat në Venezuelë

Opozita e Venezuelës ka vazhduar me protestat edhe pasi kryediplomatja Delcy Rodriguez la postin e saj.

Rodriguez njoftoi se do të kandidojë për një vend në Kongresin e ri të diskutueshëm, me ç’rast lavdëroi shefin e saj për mbrojtjen e qeverisë socialiste, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demonstruesit dolën në rrugë në një protestë paqësore, derisa ndezën qirinj për të kujtuar 17-vjeçarin Fabian Urbina, i cili u vra nga forcat e sigurisë gjatë përleshjeve.

Presidenti Maduro mbajti një takim me kabinetin e tij, me ç’rast tha se Kongresi i ri do të ketë kompetenca për të rishkruar Kushtetutën dhe për të anashkaluar institucionet tjera. Pas gati tre muajsh protesta kundër qeverisë, 75 persona kanë humbur jetën.