Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë përkrahësve se muri i tij i propozuar përgjatë kufirit me Meksikën mund të ketë panele diellore, transmeton koha.net.
Gjatë një tubimi në Iowa, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se panelet do të siguronin energji të lirë dhe do të ndihmonin për të paguar për murin e diskutueshëm. Megjithatë, panelet diellore edhe më herët janë përfshirë në planet e dorëzuara nga kompanitë ofertuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë fushatës së tij, Trumpi premtoi të ndërtojë një mur përgjatë kufirit meksikan për të ndaluar imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës. Ai këmbënguli se Meksika do ta paguante ndërtimin e murit, por homologu i tij meksikan, Enrique Pena Nieto, e ka hedhur poshtë idenë.
Më shumë se 200 kompani raportohet se i janë përgjigjur ftesës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të paraqitur planet për murin.