Më shumë se 1.5 tonë kokainë u sekuestrua sot në një plazh në jugperëndim të Francës dhe 11 shtetas të huaj u arrestuan, pjesa më e madhe e të cilëve grekë, bëri të ditur sot xhandarmëria franceze.
Sekuestrimi nisi nga një sinjalizim i shërbimeve lokale për mbrojtjen e natyrës, që dyshonin te disa kampingje të braktisura në një plazh të Mimizanit, një lokalitet i Landes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatë persona u arrestuan ndërkohë që po merrnin pakot e kokainës. Katër persona të tjerë u arrestuan në një shtëpi 20 kilometra nga plazhi. Rreth 180 kilogramë kokainë u zbuluan në këtë vend.
Njëmbëdhjetë të dyshuarit, të gjithë të huaj, mes të cilëve pjesa më e madhe me shtetësi greke, u vendosën në paraburgim.