Shërbimi i inteligjencës ruse SVR njoftoi se sot ka vdekur shefi i rrjetit të spiunimit sovjetik Yuri Drozdov, i cili ka mbikëqyrur agjentët e ish-Komitetit për siguri shtetërore (KGB) jashtë vendit.
Në kumtesën e SVR-së thuhet se Drozdov ka vdekur në moshën 91-vjeçare, por nuk janë dhënë detaje tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrozdov më 1979 u bë shef i njësisë së KGB-së për mbikëqyrjen e rrjetit të agjentëve sekretë jashtë vendit dhe në këtë funksion ofroi dorëheqje në vitin 1991, transmeton KP.
Drozdov më 1979 udhëhoqi operacionin e hyrjes në pallatin e presidentit të atëhershëm afgan Hafizul Amin, pas të cilit pasoi invadimi sovjetik, shkruan AP.
Yuri Drozdov po ashtu është themelues i njësive të forcave speciale të KGB-së Specgrup “V”, të cilat janë të njohura me emrin “Vimpel”.