Një aeroplan luftarak rus ka fluturuar në distancë një metër e gjysmë afër aeroplanit ushtarak amerikan mbi Detin Baltik, transmeton “Fox News”.
“Aeroplani rus fluturoi pranë aeroplanit amerikan në rajonin e Detit Baltik të hënën”, thuhet në kumtesën e sotme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej datës 2 qershor kanë ndodhur më shumë se 35 ndërveprime në rajonin e Detit Baltik ndërmjet aeroplanëve dhe anijeve amerikane dhe atyre ruse, por incidenti i fundit është më i madh, pasi që ushtria amerikan e ka konsideruar si të rrezikshëm.
Incidenti ndodhi një ditë pasi që Ministrioa e Jashtme ruse njoftoi se do të trajtojë çdo fluturim të aeroplanëve amerikanë në perëndim të lumit Eufrat, dhe është e paqartë se sa afër aeroplani ushtarak amerikan fluturoi në Kaliningrad, enklavë ruse ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë, aleate të NATO-s.
Forcat amerikane nuk kanë komentuar incidentin.