Tetë roje afgane të sigurisë janë vrarë në provicën Parvan të Afganistanit.
“Rojet e bazës ajrore Bagram kanë humbur jetën pasi makina e tyre është sulmuar nga persona të armatosur”, tha zëdhënësi i qarkut Bagram, Abdul Shokoor Qudosi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, sulmi ka ndodhur rreth një kilometër larg bazës.
Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende askush.
Baza ajrore Bagram është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Afganistan dhe është shpesh cak për sulme.
Në nëntor të vitit të kaluar, një sulm vetëvrasës brenda bazës ka lënë të vrarë dy ushtarë amerikanë dhe dy kontraktorë të tjerë.