Sllovenia është shokuar me vdekjen e dhunshme të Gashper Tiçës, artist dhe kryetar i Shoqatës së Artistëve Dramatikë, të cilin, të dielën, në rrethana të pashpjegueshme në banesën tij, në qendrën e Lubjanës së vjetër, me thikë e mbyti një 20 vjeçar, njoftojnë medie sllovene.
Policia ka konfirmuar të jetë gjetur një trup i pajetë i një mashkulli në qendër Lubjanës, por nuk ka dhënë detaje të tjera, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediet shkruajnë se Tiç, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar përfaqësuesi i Teatrit të qytetit në Lubjanë, ka qenë në banesë me një 20 vjeçar me të cilin ishte grindur zhurmshëm.
Ai është vrarë me një mjet të fortë e thuhet se artisti ishte prerë në fyt.
I dyshimti për vrasje është arrestuar.
Tiç ka qenë një nga artisët më njohur i brezit të ri në Slloveni. Është lindur në Kopër në vit 1973. Me aktrim është marrë nga viti 1991.