Policia britanike tha se numri i të vdekurve apo zhdukurve nga djegia e një ndërtese në Londër, javën e kaluar, ka arritur në 79.
Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri i viktimave mund të rritet prapë dhe se operacioni i shpëtimit në ndërtesë po vazhdon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKulla Grenfell, 24-katëshe, është përfshirë nga flakët më 14 qershor.
Shkaku i zjarrit, i cili është vënë nën kontroll vetëm pas se 24 orësh, mbetet i paqartë.
“Është vështirë të përshkruhet shkatërrimi që ka shkaktuar zjarri”, tha Cundy. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka premtuar hetime të plota të rastit.