Sllovenia shumë intensivisht po përgatitet për zbatimin e aktgjykimit të arbitrazhit për kontestin e saj kufitar me Kroacinë dhe pret që “herët a vonë” edhe Kroacia do të detyrohet ta pranojë atë, ka thënë ministri i Brendshëm dhe nënkryetari i Qeverisë së Sllovenisë Karl Erjavec, transmeton Koha.net.
“Përgatitjet për implementimin e aktgjykimit të arbitrazhit po vazhdojnë dhe kemi përpunuar disa skenarë të mundshëm”, ka thënë Erjavec në bisedën për transmetuesin publik slloven RTV duke shtuar se në përgatitjet për zbatimin e aktgjykimit të arbitrazhit marrin pjesë disa ministri e bashkësi lokale që kufizohen me Kroacinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përgatitjet po bëhen në kuadër të grupimeve ndërresorialë, janë të gatshëm edhe organet tjerë shtetërorë dhe bashkësitë lokale. Mendoj se jemi të gatshëm për shpalljen e aktgjykimit dhe për zbatimin e tij”, citon jutarnji të ketë thënë Erjavec.
Edhe pse Kroacia është tërhequr nga procesi i arbitrazhit para dy vjetësh me vendim të Kuvendit e të Qeverisë me vlerësimin se ai “është i kompromentuar deri në deri fund”, Erjavec ka përsëritur qëndrimin e Lubjanës se marrëveshjen e arbitrazhit, të cilin dy vendet e kishin arritur në vitin 2009, është ende në fuqi për të dy palët.
“Ne do ta zbatojmë aktgjykimin e arbitrazhit ashtu që të mos ndodhin incidente. Jemi të sigurt se edhe Kroacia, herët a vonë” do ta zbatojë. Prandaj pres se nuk do të ketë tensione dhe incidente”, ka thënë Erjavec, përcjell Koha.net.
Kontesti kufitar ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë po zgjat tash e 26 vjet, qëkur këtë dy vende u bënë të pavarura. Të dy vendet janë anëtarë të Bashkimit Europian.