Të paktën 58 persona të cilët deri sot raportoheshin të zhdukur nga zjarri në Londër, sot policia britanike ka thënë se mund të jenë të vdekur.
Shefi i policisë Stuart Cundy, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërkaq deri tani janë raportuar 30 të vdekur pa u përfshirë këta 58 tjerë të fundit, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCundy u ka bërë thirrje protestuesve dhe familjarëve që t’i lejojnë autoritetet të kryejnë punën e tyre pasi ata e dinë më mirë se çfarë duhet bërë.
Është raportuar se rreth 70 persona janë të zhdukur nga ky zjarr në ndërtesë.