Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, ka angazhuar një avokat për të mbikëqyrur përgjigjet e tij ndaj pyetjeve rreth marrëveshjes së mundshme midis Rusisë dhe fushatës së Presidentit Donald Trump në 2016.
Zyra e Pence njoftoi rreth vendimit për të angazhuar Richard Cullen, kryetar i firmës ligjore McGuireWoods LLP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCullen është i njohur për përfaqësimin e klientëve të profilit të lartë si dhe ka qenë i përfshirë në hetimet Iran-Contra dhe Watergate.
Ky lajm erdhi pasi mediat raportuan se Trump ishte duke u hetuar nga avokati special Robert Mueller, për pengimin të mundshëm në fushën e drejtësisë.
Mueller po mbikëqyr një hetim të FBI-së për ndërhyrjet e supozuara ruse në zgjedhjet presidenciale dhe nëse kanë pasur ndonjë bashkëpunim me fushatën e presidentit Trump.
Trump, ka mohuar ndonjë bashkëpunim me Rusinë, duke thënë përmes Twitterit, se hetimet ndaj tij ishin të bazuara në "lajme të rreme".
Trump po ashtu, ka punësuar avokatin e tij muajin e kaluar rreth këtyre hetimeve.