Dy figura të opozitës ruse, pjesëtarë të partisë së Alekesi Navlany, kanë kërkuar azil politik në kufirin e Ukrainës, ka thënë Shërbimi Kufitar i Ukrainës, transmeton rel.
"Burrat arritën në pikën e kontrollit dhe menjëherë kërkuan mbrojtje në territorin e Ukrainës për shkak të ngacmimeve politike në Rusi", tha më tutje ky shërbim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjentët kufitarë pas kontrollit të tyre kuptuan se të dy ishin pjesë e opozitës së udhëhequr nga Navalny, e cila është persekutuar për aktivitetin e saj politik.
Të dy burrat janë lejuar të kalonin kufirin dhe u dërguan në shërbimin e migracionit, thanë autoritetet ukrainase, pa treguar identitetin e dy personave
Navalny dhe të paktën 1.500 mbështetësit e tij janë arrestuar më 12 qershor në Moskë dhe qytete të tjera anembanë Rusisë për protesta të paautorizuara kundër korrupsionit.
Navalny u burgos për 30 ditë.