Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm vetëvrasës në një xhami në Kabul, tre të vrarë

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur pesë të tjerë gjatë sulmit në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë.

Sulmuesi ishte përpjekur të hynte në xhami por u bllokua nga policia, duke nisur një betejën me armë, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi më pas është futur në një kuzhinë para se të shpërthente bombën.

Deri më tash askush nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit.

Sulmi erdhi pasi xhamitë rreth qytetit ishin të mbushura me njerëz, të cilët ishin mbledhur për një festë fetare në kuadër të muajit të Ramazanit.

Xhamia e Al Zahra është e frekuentuar nga pakica shiite e Kabulit, të cilët kanë qenë të shënjestruar edhe më parë nga sulmet vetëvrasëse.