Beograd, 15 qershor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, tha se Serbia do të mbetej ushtarakisht neutrale, por kjo nuk përbënte pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me aleancën ushtarake në Partneritetin për Paqe për rritjen e stabilitetit, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në një kumtesë të publikuar nga kabineti i presidentit të Serbisë thuhet se “Ali mbështeti përpjekjet e bëra nga Serbia për të investuar në ruajtjen e stabilitetit dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç thuhet më tej, në takim me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vuçiq theksoi se pjesëmarrja e Serbisë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si anëtare e asociuar, kontribuon në mirëkuptimin dhe besimin reciprok.