Rreth 5.300 ushtarë nga dhjetë shtete të NATO-s kanë nisur një manovër të madhe ushtarake në Lituani. Qëllimi i stërvitjes “Ujku i Hekurt”, sipas DW, është të verifikohet gatishmëria për mision e batalioneve të Aleancës të stacionuara në shtetin baltik.
Njësia luftarake shumëkombëshe, që forcon krahun lindor të NATO-s dhe ushtron presion mbi Rusinë drejtohet nga Forcat e Armatosura të Gjermanisë, së mbështetur nga vendet e Beneluksit dhe Norvegjia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManovra, që do të zgjasë deri më 23 qershor, sipas të dhënave ushtarake do të shtrihet në tre rajone të Lituanisë. Krahas trupave të batalionit të NATO-s, në manovër marrin pjesë edhe ushtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Polonia dhe Portugalia, transmeton Tch.
Ushtarët stërviten edhe që të mbrojnë të ashtuquajturin “Boshllëk-Suvalki”, i cili konsiderohet si thembra e Akilit e krahut lindor të Aleancës Veri-Atlantike. Bëhet fjalë për një brez toke me gjatësi prej rreth 65 km midis Polonisë dhe Lituanisë, e kufizuar nga enklava ruse e Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusia në lindje.
Në rast lufte, sipas ekspertëve, Moska mund të jetë në gjendje që ta mbyllë me trupat e saj zonën kufitare me të njëjtin emër në veri-lindje të Polonisë.
Shtetet baltike janë të shqetësuara për sigurinë e tyre dhe për t’i garantuar mbrojtje në rast agresioni të fqinjit të tyre të madh, që prej vitit 2014, Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur atje me një sistem rotacioni trupat e tyre, ndërsa praninë e saj e ka forcuar edhe NATO.