Bejrut, 11 qershor – Aleanca e luftëtarëve arabo-kurdë, të mbështetur nga SHBA-ja, njoftoi sot se ka arritur të marrë lagjen e parë në perëndim të Rakas, bastioni kryesor i ISIS-it në Siri.
“Zemërimi i Eufratit (emërtimi i ofensivës) ka liruar lagjen Al Roumaniya pas dy ditë luftimesh”, thuhet në një komunikatë të Forcave Demokratike Siriane (FDS) që po drejtojnë operacionin për çlirimin e qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFDS-ja kontrollon tashmë dy lagje të Rakas, Al Roumaniya në veriperëndim dhe Mechleb në lindje.
“Lagja Mechleb u morr të mërkurën dhe luftëtarët e FDS-së po e përdorin si pikë nisjeje për operacionet e reja”, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).