Në Itali sot mbahen zgjedhje lokale në 1.004 vendvotime në të cilat janë të regjistruar mbi 9 milionë votues, dhe të njëjtat janë të rëndësishme si tregues i situatës në skenën politike në vend para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Vendvotimet në pjesët e Italisë ku mbahen zgjedhjet lokale janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa do të mbyllen në orën 23:00 sipas orës lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e qyteteve ku mbahen zgjedhjet janë Gjenova, Palermo, Verona, Taranto, L'Aquila dhe Catanzaro.
Zgjedhjet për bashkiakët dhe kryebashkiakët në vendet me më shumë se 15.000 banorë, do të vazhdojnë edhe në raundin e dytë, nëse sot asnjëri nga kandidatët nuk fiton shumicën mbi 50 për qind. Raundi i dytë është paraparë të mbahet më 25 qershor.
Zgjedhjet parlamentare në Itali do të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj vlerësohet se zgjedhjet e sotme lokale paraqesin një tregues të fuqishëm për raportin e forcave politike në prag të garës zgjedhore të shkurtit.