Pasagjerët e një aeroplani londinez u evakuuan pas një uljeje emergjente në Gjermani për shkak të një kërcënimi me bombë.
Aeroplani i nisur nga Lubjana drejt kryeqytetit anglez, Londër, devijoi në një aeroport në Cologne të Gjermanisë, raporton “The Sun”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë bisedë e dyshimtë ishte dëgjuar nga një pasagjer, i cili alarmoi avionin duke thënë se aeroplani shumë shpejt “do hidhej në erë”.
151 pasagjerët dolën nxitimthi nga aeroplani nga daljet e emergjencës.
Pas uljes në Gjermani, policia kontrolloi bagazhet dhe gjeti disa çanta që nuk i përkisnin asnjërit prej udhëtarëve.
Raportohet po ashtu se tre pasagjerë janë arrestuar në Cologne, ka njoftuar policia gjermane.