Çfarë mund të bëjë një qytet, kur nevojat për banim rriten aq shpejt, saqë ndërtesat e paligjshme mbijnë si kërpudhat nëpër kodrat dhe viset malore? Në rastin e Kabulit, komuna ka vendosur që ta pranojë realitetin dhe t’i ngjyrosë këto shtëpi me ngjyra të ndritshme.
Kabuli, një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në botë, tashmë është pesëfishuar. Rreth shtatëdhjetë për qind e shtëpive në kryeqytetin me rreth pesë milionë banorë janë pa leje dhe të paplanifikuara, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Shumica janë ndërtuar nëpër koloni, por ka edhe ndërtesa shumëkatëshe, ashtu si kafene, restorante dhe qendra tregtare që po ndërtohen në tërë qytetin, duke ia dhënë Kabulit një pamje të re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër autoritetet afgane, sfida ka të bëjë me dy elemente: si mund të rregullohet ky kaos i lagjeve pa leje, me qëllim të krijimit të një kryeqyteti të prezantueshëm, dhe si të planifikohet një e ardhme pasi që, deri më 2060, një në dy afganë pritet të jetë banor i qytetit.
Rritja e popullsisë së Kabulit është pjesërisht e natyrshme, por pjesërisht rezultat i konfliktit të kamotshëm. Qindra mijëra njerëz nga viset rurale ishin detyruar shkaku i luftimeve të mëhershme që të iknin për në Pakistan dhe Iran, ku patën standarde më të mira të jetesës. E pas kthimit të tyre në Afganistan, ata preferojnë të jetojnë në kryeqytet, në vend se të kthehen nëpër fshatrat e tyre.
Luftimet e vazhdueshme të kohëmëparshme në provinca po ashtu i kanë detyruar njerëzit që t’ia mësyjnë Kabulit. Banorë të shumtë të kamotshëm të Kabulit thonë se tani e kanë të vështirë të orientohen në disa prej lagjeve të kryeqytetit, sidomos pas ndërtimeve të reja... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.