Gjermania mbështet Maqedoninë në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, i tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.
Në mesazhin e urimit për zgjedhjen e tij kryeministër dhe formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Merkel tha se Qeveria e saj “mbështet fuqishëm përafrimin e mëtejmë të Maqedonisë me BE-në dhe NATO-n”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMerkel po ashtu tha se gëzohet që do të takojë personalisht Zaevin në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, më 12 korrik, njoftoi Zyra për media e Qeverisë së Maqedonisë.
Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur më 31 maj qeverinë e udhëhequr nga Zaev, duke i dhënë fund bllokadës gjashtëmujore politike.