Një zyrtar i lartë i OKB-së ka thënë se grupi i Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS, po synon gjithnjë e më shumë të sulmojë Europën.
“ISIS, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ushtarak, vazhdon të rezistojë, veçanërisht në Mosul dhe Raqa”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike Jeffrey Feltman, duke shtuar se grupi ekstremist ka riorganizuar strukturën e tij ushtarake, duke i dhënë komandantëve lokalë më shumë pushtet dhe sulme frymëzuese jashtë zonave të konfliktit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëse vëllimi i mesazheve nga grupi i Shtetit Islamik ka rënë në 16 muajt e fundit, tha ai, “kërcënimi vazhdon, ndërsa mbështetësit jashtë Sirisë dhe Irakut mbledhin dhe shpërndajnë këtë propagandë”.