Aeroplani i ushtrisë së Mianmarit me 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit është zhdukur nga radari, ndërkohë që agjencia e lajmeve France press raporton se pjesë të aeroplanit janë gjendur në det.
Besohet se në aeroplan ndodhen anëtarët e familjeve të ushtarëve, si dhe shumë fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomunikimi me fluturaken ka humbur në orët e pasdites sipas kohës lokale.
“Mendojmë se bëhet fjalë për një problem teknik, koha këtu është e mirë”, tha një burim i paemëruar.
Burime anonime thanë se në aeroplan ndodheshin 105 udhëtarë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.
Në Mianmar aktualisht është sezoni i monsumeve, por nuk kishte raportime për mot të lig në momentin kur aeroplani ishte zhdukur.
Aeroplani është prodhuar në Kinë dhe një model të tillë shpesh e përdor ushtria e Mianmarit për transportimin e ngarkesave.