Grupi i shteteve të Këshillit të Evropës për luftë kundër korrupsionit (GREKO) u ka bërë thirrje të mërkurën qeverive evropiane, parlamenteve dhe organeve gjyqësore të shtojnë përpjekjet për krijimin e mekanizmave më efikas në luftën kundër korrupsionit, transmeton KP.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland vlerësoi se korrupsioni paraqet burimin më të madh të pa kënaqësisë dhe humbjes së besimit në institucionet politike dhe demokratike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Korrupsioni nuk duhet toleruar, kudo që ndodh ai”, është shprehur Jagland.
Kryesuesi i GREKO Marin Marchel tha se shumë shtete përballen me vështirësi për zbatimin e rekomandimeve dhe se për këtë është i nevojshëm konsensusi politik.
Anëtarët e KE-së deri në fund të vitit 2016 nuk kanë zbatuar një të tretën e rekomandimeve për parandalimin e korrupsionit, derisa 25 për qind e rekomandimeve pjesërisht janë zbatuar, derisa shtatë për qind nuk janë zbatuar fare.