Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre sulme kamikaze në Iran, 12 të vdekur

Raportet e fundit të medieve botërore bëjnë të ditur se kryeqyteti i Iranit, Teherani, u sulmua në tre raste të ndryshme në tre sulme kamikaze gjatë ditës së sotme, të cilat u morën përsipër nga ISIS.

Sulmi i parë u bë pranë Parlamentit të Iranit, në maozeleumin e Ayatollah Khomeini, ndërkohë një sulm i tretë u bë në një stacion të metrosë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të gjitha rastet shpërthimet ndodhën nga kamikazë me rrip eksplozivi. Bilanci i sulmeve është 12 të vdekur dhe 30 të plagosur. Ndërkohë forcat e sigurisë vranë terroristët.

Presidenti i Iranit, Ali Larijani, deklaroi se sulmi shkaktoi dëme më të pakta në raport me sulmet, për shkak të ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë.

“Sulmet tregojnë se terroristët kanë si objektiv Iranin, pasi ne jemi të vendosur kundër terrorizmit”, tha kreu i shtetit.

Ndërkohë mësohet se disa terroristë vepruan të veshur si gra. Një kamikaz u hodh në erë në Parlamentin e Teheranit, një tjetër në maozeleumin e Khomeini, në jug të Teheranit. Ndërkohë një tjetër agresor mbeti i vrarë nga shkëmbimi i të shtënave me policinë, ndërsa një grua tjetër u arrestua.

Image

Image