Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA pohon se hakerët rusë kurdisën lajme të rreme për Katarin

Hetuesit amerikanë besojnë se hakerët rusë kanë hyrë në kompjuterët e agjencisë së lajmeve shtetërore të Katarit dhe kanë vendosur lajme të rreme, duke i kontribuar krizës, e cila ka shpërthyer në mesin e aleatëve më të afërt të SHBA-ve në Gjirin Persik, thonë zyrtarë të paemëruar amerikanë të cilët janë të njohur me hetime, raporton CNN, transmeton KP.

Mediumi i njohur amerikan shkruan se zyrtarët e qeverive të SHBA-ve dhe Katarit kanë deklaruar se FBI kohë më parë ka dërguar ekipin e hetuesve në Doha për të ndihmuar qeverinë e Katarit në hetimet për incidentin në fjalë të hakerëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo