Një aeroplan ushtarak i Mianmarit me 116 persona në bord është zhdukur ditën e sotme në jug të këtij shteti, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas.
Në deklaratë thuhet se aeroplanë dhe anije po marrim pjesë në një operacion kërkim-shpëtimi, mbi detin Andaman ku aeroplani humbi kontaktet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat raportojnë se në aeroplan ndodheshin 105 pasagjerë dhe 11 pjesëtarë të ekuipazhit. Pasagjerët mësohet të jetë kryesisht familjarë të ushtarakëve që ndodheshin në një bazë në rajonin bregdetar, shkruan KP.
“Ndoshta do të ketë pësuar ndonjë problem teknik, pasi kushtet atmosferike janë të mira në zonën ku aeroplani ka humbur kontaktet”, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve “France-Presse”.