Grupi terrorist, i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në ndërtesën e Parlamentit të Iranit.
Veç sulmit në Parlament, një tjetër ndodhi në mauzoleun e Ayatollah Khomeinit, themeluesit të shtetit modern të Iranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e lajmeve e ISIS-it, përmes një njoftimi, ka thënë se merr përgjegjësinë për të dyja sulmet e sotme, ku raportohet të kenë mbetur të vdekur së paku 7 persona, transmeton Koha.net.
“Luftëtarë nga Shteti Islamik kanë sulmuar mauzoleun e Khomeinit dhe Parlamentin iranian në Teheran”, ka thënë agjencia e lajmeve.
Agjencia IRIB citon një deputet të ketë thënë se ka pasur një numër sulmuesish në ndërtesën e parlamentit, të armatosur me kallashnikov AK-47.
“Kishte tre sulmues të armatosur, dy me kallashnikov dhe një me pistoletë të vogël”, citohet të ketë thënë deputeti Elyas Hazrati.
Raportohet se ende ka të shtëna.
Po ashtu raportohet se sulmuesit po mbajnë disa persona peng.