Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein akuzoi sot grupin xhihadist të Shtetit Islamik për vrasjen e 163 personave, të cilët, më 1 qershor, kanë kërkuar të largohen nga qytetit irakian i Mosulit.
“Dje, personeli im më ka informuar se trupat e burrave, grave dhe fëmijëve irakianë të vrarë ndodhen akoma në rrugët e lagjes al-Shira në perëndim të Mosulit, pasi 163 persona janë vrarë nga lufttarët e grupit të Shtetit Islamik për t’i penguar të largoheshin”, deklaroi ai para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, transmeton atsh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Brutaliteti i grupit të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste nuk njeh asnjë limit”, shtoi ai.
Mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar antixhihadist drejtuar nga SHBA-ja, forcat irakiane kanë ndërmarrë që prej muajit tetor një ofensivë të gjerë për eliminimin e Shtetit Islamik nga Mosuli.