Rusia, Serbia dhe Bjellorusia po mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake afër kufirit të Bjellorusisë me Poloninë, që është anëtare e NATO-s.
Në ceremoninë e sotme të hapjes, koloneli rus, Aleksei Sgibnev, tha se ushtrimet “Vëllazëria Sllave-2017” tregon se “të tri shtetet kanë arritur bashkëpunim të ngushtë dhe po përgatiten që së bashku ta luftojnë të keqen më të madhe të kohës sonë: terrorizmin ndërkombëtar”, shkruan REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ushtrim marrin pjesë më se 300 ushtarë rusë, 400 bjellorusë dhe 50 trupa nga Serbia.
Ushtrimet pritet të zgjasin deri më 14 qershor.
Ky ushtrim i përbashkët afër Polonisë, që është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ka filluar një ditë pasi Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s.
Ky është ushtrimi i tretë ushtarak me emrin “Vëllazëria Sllave”.